RMC Sport ka llogaritur dëmtimet e ndryshme që Neymar ka pësuar tashmë në shërbim të Paris Saint-Germain-it, i fundit prej të cilëve këtë të dielë, në duelin me Lille (4-3), ku pësoi një ndrydhje në kyçin e këmbës së djathtë.
Në total, sulmuesi brazilian ka humbur tashmë 86 ndeshje për ekipin për shkak të problemeve fizike dhe ky ishte dëmtimi i 19-të, ku pesë prej tyre e kanë detyruar Neymarin mos luaj për më shumë se një muaj, përcjell GazetaBlic Sport.
Në lidhje me këtë lëndim në veçanti, tashmë është e sigurt që Neymar do të mungojë në duelin me Marseille, javën e ardhshme, duke lënë në dyshim për mundësinë e rikthimit në kohë për ndeshjen në Mynih, me Bayernin, për ndeshjen e kthimit finales së 1/16-tës së Ligës së Kampionëve.
/GazetaBlic Sport/


