Sporti

Trajneri i KB Trepçës: “Ju tregova një muaj më parë, jemi kampion”

02/19/2023 19:29
nga:Lorik J

Engin Gencoglu, trajneri i KB Trepçës nuk foli shumë pas fitores në finalen e Kupës së Kosovës në basketboll ndaj Prishtinës.

KB Trepça fitoi me rezultatin 77-64, duke mbrojtur kështu Kupën e Kosovës në basketboll, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, trajneri Engin Gencoglu u shpreh i lumtur për triumfin, teksa tha se e kishte paralajmëruar fitoren një muaj më parë.

“Ju tregova një muaj më parë, Trepça është kampion”, tha ai për Art Sport1.

/GazetaBlic Sport