Sporti

Bad News Eagles sonte luajnë finalen e madhe në Maltë, këtu mund ta shikoni drejtëpërdrejtë me komentim shqip

02/19/2023 16:13
nga:Lorik J

Ekipi shqiptar i CS:GO, Bad News Eagles sonte luan finalen e kompeticionit LAN në Maltë, CCT Central Europe Finals.

Për të arritur finalen, bNE fituan ndaj Movistar dhe Eternal Fire, shkruan GazetaBlic Sport.

Lojtarët shqiptarë janë në formë fantastike dhe sonte presin finalen me fituesin e takimit Eternal Fire – ENCE.

Këtë ballafaqim shumë të rëndësishëm dhe gjithë të tjerat të Bad News Eagles mund t’i shikoni në kanalin e komentatorit zyrtar të ekipit, Ernest Xhoci.

Ky është linku, teksa finalja do luhet nga ora 19:30.

LINKU: Twitch.tv/xhocii