Lajme

“Pavarësia e Kosovës varet nga lufta jonë” – Vajza e Jakup Krasniqit publikon videon e rrallë

02/19/2023 13:10
nga:G B

Gresa Krasniqi, vajza e  ish-zëdhënësit të UÇK-së Jakup Krasniqit, ka publikuar një video të rrallë në rrjete sociale.

Gresa në rrjetin social, Facebook, publikoi videon e Jakup Krasniqi në vitet 1998-1999, teksa komenton lidhur me luftën për media ndërkombëtare.

“Pavarësia jonë varet nga lufta jonë”, deklaronte Jakup Krasniqi.

Kjo video e publikuar vjen dy ditë pas përvjetorit të 15 të pavarësisë.