Ish kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se Macron dhe Scholz duhet t’i thonë Vuçiqit që ta pranojë Kosovën, raporton Gazeta Blic.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se ata këtë duhet ta bëjnë me shembujt e tyre se Franca e ka pranuar pavarësinë e Algjerisë dhe Gjermania ka pranuar fajësinë nga lufta me Francën.
Postimi i saj i plotë:
Mendoj qe Macron dhe Scholtz duhet ti thone Vuciqit ta pranoj Kosoven me shembujt e tyre se Franca e ka pranuar pavaresine e Algjerise dhe Gjermania ka pranuar fajesine nga lufta me Francen. Keto jane shembuje boterore qe kane sjellë paqe.


