Gara për titull në Premierligë po bëhet gjithnjë e më interesante.
Arsenal dhe Manchester City janë pretendentët kryesorë për titull, duke mos lënë anash as Manchester United që po kalon formë të mirë dhe është vetëm tetë pikë prapa Gunners, shkruan GazetaBlic Sport.
Superkompjuteri ka bërë parashikimin final aty ku Manchester City do shpallet kampion me një pikë më shumë se Arsenal, kurse Manchester United dhe Newcastle do ta përmbyllnin Top 4, kurse Liverpool në vendin e 5’të me pikë të barabarta me Tottenham.
Këto janë shanset e klubeve angleze për të fituar titullin:

Renditja sipas FiveThirtyEight:
1. Manchester City — 83 pikë
2. Arsenali — 82 pikë
3. Manchester United — 72 pikë
4. Newcastle — 64 pikë
5. Liverpool – 64 pikë
5. Tottenham – 64 pikë.


