Showtime

Olta thotë se publiku do të eliminojë Bledin

02/19/2023 07:24
nga:G B

Banorët e Big Brother VIP Albania kanë dhënë mendimet e tyre rreth të nominuarve.

Duke folur për tre të nominuarit, Luizin, Kiarën dhe Bledin, banorët kanë diskutuar se kush është më i rrezikuar për t’u eliminuar.

Edhe pse ishte ajo që i dërgoi në nominim përmes “Zarfit të Kuq”, Olta Gixhari ka habitur me përgjigjen e saj.

“Unë mendoj se do të dali Bledi”, ka deklaruar Olta, ndoshta duke gjykuar se Luizi dhe Kiara tashmë janë në një lidhje dashurie brenda shtëpisë.

Edhe disa nga banorët e tjerë kanë deklaruar se mendojnë që dashuria do të triumfojë në syrin e publikut.