Pas Fiorentinës, tashmë edhe tifozët e Torinos kanë njoftuar se do të bojkotojnë udhëtimin në “Allianz Stadium” në shenjë proteste për kërkesat e biletave.
Grupet e organizuara të Violës tashmë kanë refuzuar të ndjekin ndeshjen e tyre në Serie A në Torino për shkak të sistemit të regjistrimit dhe tani ultrasit e Toro kanë vendosur të ndjekin shembullin e tyre, përcjell GazetaBlic Sport.
Ata nuk do të jenë të pranishëm më 28 shkurt për Derby della Mole, përkundrazi u bëjnë thirrje të gjithë tifozëve të tjerë të Toros që të mblidhen jashtë Stadio Olimpico Grande Torino për të parë ndeshjen së bashku.
Ankesa e tyre kryesore është ideja e “pështirë” për t’u regjistruar në faqen zyrtare të Juventusit për të blerë bileta në stadiumin e tyre.
/GazetaBlic Sport/


