Lajme

Besa Gaxherri për Vjosa Osmanin: Është e guximshme, por nuk po e njoh më

02/18/2023 21:51
nga:Astrit Gashi

Duke pasur një bashkëpunim të afërt më parë me Vjosa Osmanin, ish-deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri pati disa fjalë për të si person, por edhe si presidente e vendit.

Sipas saj, Osmani është një intelektuale dhe e guximshme, por që kjo nuk po vërehet kohëve të fundit.

“Nuk është ajo që e kam njohur”, tha Gaxherri duke kujtuar edhe disa momente të përbashkëta nga Lidhja Demokratike e Kosovës.