Sporti

Trajneri i Aston Villas, Unai Emery i revoltuar me portierin Emiliano Martinez

02/18/2023 21:04
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Aston Villas, Unai Emery, nuk e fshehu zhgënjimin e tij që portieri Emiliano Martinez kishte lënë portën për të tentuar të shënonte nga këndi dhe kështu lejoi Arsenalin që në kundërsulm të shënonte, sepse argjentinasi nuk ishte në portë.

“Jam i frustruar. Asnjëherë nuk i kam thënë portierit tim të përpiqet të shënojë. Edhe pse nuk e di përqindjen e suksesit, mendoj se mund të shënojnë një gol në 100 përpjekje. Nuk ishte e zgjuar nga ai dhe nuk është ashtu si duam të luajmë. Duam të konkurrojmë dhe të mos pranojmë gola”, theksoi trajneri, përcjell GazetaBlic Sport.

Para se të bënte këtë gabim, portieri kishte shënuar edhe një autogol, me rezultatin përfundimtar që ishte 2 me 4.