Sporti

Liverpool triumfon ndaj Newcastle, merr tre pikë me shumë vlerë në “St James’ Park”

02/18/2023 20:25
nga:Mergim Rreci

Liverpool ka triumfuar në ndeshjen e sotme ndaj Newcastle United.

Ishte një paraqitje fantastike nga “The Reds”, të cilët triumfuan me rezultat 0 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.

Darwin Nunez në minutën e 10-të dhe Cody Gakpo në minutën e 17-të, shënuan golat e këtij takimi.

Vendasit luajtën pothuajse pjesën më të madhe me një lojtar më pak, kjo për faktin se portieri Nick Pope u ndëshkua me karton të kuq.

Momentalisht, Liverpool është në vendin e 8-të me 35 pikë, kurse Newcastle mbetet në vendin e katërt me 41.

/GazetaBlic Sport/