Sporti

Shënoi një gol dhe dhuroi një asistim, kjo është nota fantastike e Vedat Muriqit

02/18/2023 20:30
nga:Mergim Rreci

Vedat Muriqi ka shkëlqyer në fitoren e Mallorcas ndaj Villarrealit.

Sulmuesi kosovar shënoi një gol dhe asistoi tek një tjetër në këtë takim, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 4 me 2, me Muriqin që tregoi edhe njëherë se është në formë të jashtëzakonshme.

Ky është goli i 9-të sezonal për të, kurse ai u vlerësua me notë fantastike për paraqitjen e tij ndaj Villarreal, 8.2.