Sporti

‘Fajtori’ kryesor për humbjen e dy pikëve ndaj Nottingham, kjo është nota e Erling Haaland

02/18/2023 18:19
nga:Mergim Rreci

Manchester City ka dështuar të fitojë në ndeshjen ndaj Nottingham dhe ka humbur dy pikë me shumë vlerë.

“Qytetarët” barazuan me rezultat 1 me 1 dhe ‘fajtori’ kryesor për humbjen e dy pikëve mund të konsiderohet Erling Haaland, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai humbi disa mundësi shumë të mira gjatë ndeshjes, duke e lënë tashmë skuadrën e tij prapa Arsenalit në renditjen tabelare.

Norvegjezi u vlerësua me notën 6.1 për paraqitjen e tij, që është një notë shumë e dobët me nivelin që jemi mësuar të shohim tek ai.