Sporti

City merr vetëm një barazim, Guardiola nervozohet pas ndeshjes

02/18/2023 18:02
nga:Mergim Rreci

Manchester City ka humbur mundësinë të kapi kreun.

“Qytetarët” nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 ndaj Nottingham Forest.

Pas supergolit të Bernardo Silvës 41′, vendasit barazuan me Wood 84′ duke i hequr mundësinë e suksesit të skuadrës së Guardiolës.

Pas 24 javësh, Man City mbetet në vendin e 2 me 52 pikë, 2 më pak se Arsenali që mban kreun.  /G.D abcnews.al/