Lajme

Osmani takon presidentin e Letonisë, flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

02/18/2023 17:41
nga:Astrit Gashi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar homologun e saj letonez, Eglis Levits.

Gjatë takimit, Osmani e Levits diskutuan për rëndësinë gjatë presidencës letoneze të Këshillit të Evropës me qëllim të avancimit të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

“Falënderova Presidentin Egils Levits për angazhimin dhe mbështetjen e palëkundur të Letonisë për Kosovën në arenën ndërkombëtare”, shkroi Osmani.

Tutje, Osmani tha se me Levits diskutuan edhe për zhvillimet e fundit, duke theksuar se diskutimi ishte përmbajtësor.