Liverpool do të përballet sot me Newcastle United.
“The Reds” do të kërkojnë ta mbajnë formën e mirë pas fitores në derbin Merseyside ndaj Evertonit prej 2-0, për të mbetur në garë për një vend që dërgon në Champions League, shkruan GazetaBlic Sport.
Vendi i katërt mbahet pikërisht nga Newcastle që në këtë sezon po tregon formë të mirë, megjithatë në tre takimet e fundit nuk kanë fitore duke barazuar tre herë radhazi.
Ndeshja e xhiros së 24’të të Premierligës zhvillohet nga ora 18:30, kurse para fillimit të takimit janë zbuluar formacionet zyrtare.
Ja 11’shet që do të startojnë:
Newcastle: Pope; Trippier, Schär, Botman, Burn; Longstaff, Anderson, Joelinton; Almirón, Saint-Maximin, Isak
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Bajcetic; Salah, Gakpo, Darwin Núñez
/GazetaBlic Sport/


