Lajme

Stresi: Mbresa nuk i respekton banorët, flet me tendencë dhe ka gjeste shumë të këqija

02/18/2023 16:22
nga:Astrit Gashi

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Stresi në një bisedë që kishte me Blastën dhe Andin në kuzhinën e shtëpisë, ka bërë disa komente thumbuese për Mbresën.

Stresi ka thënë se “Mbresa flet gjithmonë me tendencë dhe ka sjellje të këqija”.

“Duhet me e tremb nga pak se nuk po sjellët mirë, s’po i respekton banorët. S’afrohet me neve dhe kurrë nuk bën muhabet normal. E vetmja banore që flet me tendencë është Mbresa. Të gjitha gjestet i ka shumë të këqija”, ka thënë Stresi.