Sporti

Veprimi i Artetas bëhet viral në rrjetet sociale, imiton i nervozuar gjyqtarin e ndeshjes

02/18/2023 16:08
nga:Mergim Rreci

Arsenali rikthehet te fitorja në Premier League pas tri javësh, dhe këtë e bën falë triumfit spektakolar 2-4 ndaj Aston Villa-s.

Dueli i luajtur në “Villa Park”, prodhoi emocione, traversa, autogol dhe përmbysje.

Ishin vetëm minutat shtesë ata që përcaktuan fatin e fituesit, me Arsenalin që realizoi dy gola dhe i mori të tre pikët në Londër.

Megjithatë, një moment shumë interesant ndodhi në minutën e 89-të, kur Mikel Arteta i nervozuar e imitoi një veprim të gjyqtarit të ndeshjes.

Ky veprim i tij është bërë viral në rrjetet sociale.