Lajme

Ministri i Jashtëm i Austrisë Schallenberg: Është qetësuese të dëgjosh për progres pozitiv në dialogun Kosovë-Serbi

02/18/2023 16:06
nga:Astrit Gashi

Ministri austriak i Punëve të Jashtme, Alexander Schallenberg, theksoi sot se është qetësuese të dëgjosh për progres pozitiv në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan GazetaBlic.

Në llogarinë e tij në Twitter, krahas njoftimit se është takuar, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, me ministren nga Kosova, Donika Gërvalla Schwartz, ka bërë të ditur edhe mesazhin “se është e rëndësishme që të dyja palët të zbatojnë obligimet që kanë për të cilat janë zotuar”.

Ai po ashtu ka uruar homologen e tij kosovare për 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.