Sonte i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin do të jetë drejtori i “Grupit për Ballkanin”, Naim Rashiti.
Rashiti në këtë intervistë ka folur në lidhje me propozimin e fundit franko-gjerman për arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi, formimin e Asociacionit, a pritet të jetë pranvera si kohë e arritjes së marrveshjes finale, çfarë përfiton Kosova në rast të përmbylljes së marrveshjes e shumë tema të tjera.
Drejtori i “Grupit për Ballkanit” ka potencuar se ka një mosbesim të madh mes Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar në lidhje me çështjen e dialogut.
Tutje, Rashiti ka thënë se kryeminsitri Kurti e ka mundësinë e artë në dorë që ta përmbyllë çështjen e njohjeve për kontinentin evropian dhe t’i hapë rrugë integrimit për antarsim në BE dhe NATO.
Këto dhe shumë tema të tjera ju ftoj të ndiqni Blic Interview me Astrit Gashin me fillim nga ora 21:00 në RTV Dukagjini.


