Sporti

Përfundojnë pjesët e para në tri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, këto janë rezultatet

02/18/2023 13:54
nga:E K

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

Në 45 minutat e para janë shënuar vetëm dy gola, shkruan GazetaBlic Sport.

Llapi luajti pa gola ndaj Trepçës ’89 në pjesën e parë. Kurse Drita dhe Ferizaj shkuan në pushim me avantazh ndaj Dukagjinit respektivisht Prishtinës.

Mbetet të shihet epilogu i këtyre takimeve në pjesën e dytë.

Rezultatet e pjeses së parë:

Llapi – Trepça ’89 0:0

Ferizaj – Prishtina 1:0

Drita – Dukagjini 1:0.

/GazetaBlic Sport/