Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka publikuar një letër dhe ftesë për Kryeministren e Serbisë, Ana Brnabić.
“Javë më parë, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, deklaroi se Serbia është vendi model për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat, duke veçuar kështu Këshillet Kombëtare të pakicave si mekanizmi më i mirë i respektimit të të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi” shkruan Krasniqi në Facebook.
“Nisur nga kjo deklaratë e kam ftuar Kryeministren Brnabić në takim për të diskutuar për një model të tillë për pakicat në Kosovë dhe në veçanti për pakicën serbe”, ka njoftuar ai.
Postimi i plotë:
Letër dhe ftesë për Kryeministren e Serbisë, Ana Brnabić.
Javë më parë, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, deklaroi se Serbia është vendi model për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat, duke veçuar kështu Këshillet
Kombëtare të pakicave si mekanizmi më i mirë i respektimit të të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi.
Nisur nga kjo deklaratë e kam ftuar Kryeministren Brnabić në takim për të diskutuar për një model të tillë për pakicat në Kosovë dhe në veçanti për pakicën serbe.
Më poshtë gjeni letrën e plotë. Ftesa mbetet publike dhe ne mbesim të hapur për diskutim.


