Lajme

“Lëvizja Vetëvendosje është parti me fillim dhe fund te Albin Kurti”

02/18/2023 08:43
nga:Y I

Zëdhënësi për media i PSD-së, Bardh Ahmeti, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur rreth akuzave të fundit të bëra nga Haki Abazi në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ahmeti ka thënë se prej fillimit Abazi ka qenë një marrdhënie e dyanshme interesi.

“Haki Abazi-VV ka qenë prej fillimit marrëdhënie e dyanshme interesi: kontratë. Dikush njëmend përfitonte qasje në disa media dhe mashtohej se po hapte dyert e lobimit në qendrat e vendosjes, pala tjetër teksa kishte paketuar veten sikur kreditë e këqija merrte si kundërvlerë pozitën e dytë në Qeveri. Fundi i saj është fundi i kësaj marrëdhënieje”

Tutje Ahmeti tha se rënia dhe ngritja e Abazit në këtë subjekt politik flet shumë për Vetëvendosjen.

Ai tha se LVV-ja është parti me fillim dhe fund tek Albin Kurti.

“Rënia dhe ngritja e Hakiut, megjithatë, flet shumë për subjektin. VV është parti me fillim dhe fund te Albin Kurti. Partitë në Kosovë përgjithësisht i karakterizon liderizmi, por rasti i VV-së është tjetër. Figura e njëshit këtu nuk është veç mbyllje, është dhe greminë edhe shkretëtirë. Hendeku është i thellë edhe i gjatë. Nuk ka botë përtej tij. Nuk ka asgjë ndryshe prej tij ose përtej tij” tha Ahmeti për “Gazeta Blic”

Dy ditë më parë deputeti i LVV-së, Haki Abazi, lëshoi disa deklarata të forta në drejtim të subjektit politik të cilin përfaqëson.

Abazi foli edhe për disa audioiçizime ku sipas tij nxjerrin të vërteta në lidhje me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

“Audioinçizimet në mes Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusarit, Dejona Mihajlit flasin për ngulfatje të zërave të deputetëve përbrenda paralamentit. Videot janë ato që ju duhet t’i këkroni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari. Autoinçizimet flasin për ato se kush i ka zhdukur mostrat e rastit Dehari. Shkarkimi im është minor për kundrejt asaj se çfarë ka ndodhur në rastin Dehari. Kemi detyrim ta zgjidhim këtë çështje, dhe Kryeministri Kurti se ka thëne asnje fjalë. IML është i monituar nga kamerat, dihet qartë se kush i ka nxjerre mostrat dhe janë zhdukur. Porosia ime per Albulena Haxhiun eshte të kryjë punën e saj. Ajo mbrëmë ne RTK deklaroi se GP ka vendosur që të behet shkarkimi im, eshte genjeshtër, s’ka një vendim të tillë” tha Abazi raporton Gazeta Blic.

Haki Abazi: Audioinçizimet brenda VV-së flasin për ato se kush i ka zhdukur mostrat e rastit Dehari