Sporti

Angel Di Maria është në dilema për të ardhmen e tij: Nuk kam vendosur asgjë!

02/17/2023 21:44
nga:Mergim Rreci

Angel Di Maria është në fund të kontratës së tij me Juventusin dhe zbuloi se ende nuk e di se si do të jetë e ardhmja e tij.

“Jam i lumtur këtu. Klubi ka probleme dhe ne nuk kemi folur për rinovim. Nuk kam folur me Juventusin apo me klube të tjera. Thjesht përpiqem të bëj më mirë dhe të tregoj vlerën time në çdo ndeshje. Më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka shpjeguar argjentinasi në një prononcim për ESPN, përcjell GazetaBlic Sport.

Di Maria foli edhe për të ardhmen e tij në kombëtare: “Nuk ëndërroj më për Botërorin e ardhshëm. Mendoj për Copa America-n e radhës, ku do të bëj gjithçka që është e mundur. Do të doja të isha atje”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/