Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, në hapje të Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Vuçiq bëri të ditur se me Blinken folën për marrëdhëniet në mes Kosovës e Serbisë, teksa tha u konfirmuan edhe përmirësimet e marrëdhënieve dypalëshe në mes Serbisë e ShBA-së.
Më herët, Vuçiq u takua edhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron e Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.


