Lajme

Krerët e PDK-së vizituan babanë e Hashim Thaçit, Krasniqi: Rikujtuam së bashku momentin dhe emocionet e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

02/17/2023 18:49
nga:Astrit Gashi

Kryetari i PDK-së, Memnli Krasniqi, së bashku me zyrtarët tjerë të lartë të partisë, Vlora Çitakun, Sami Lushtakun dhe Fadil Nurën, vizituan sot babanë e ish-Presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçin, në shtëpinë e tij në fshatin Burojë.

Krasniqi theksoi se gjatë kësaj vizite kujtuan së bashku momentin dhe emocionet e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

“Në konakun e Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi, rikujtuam së bashku momentin dhe emocionet e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
“Shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik” – janë fjalët më me peshë të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të cilat janë gdhendur përjetësisht në kujtesën e secilit prej nesh. Krenari!”, shkroi Krasniqi.