Sporti

Trepça triumfon në “Mizair Isma”, siguron finalen e madhe në Kupën e Kosovës

02/17/2023 19:00
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Trepçës është finalistja e parë në Kupën e Kosovës në basketboll.

“Minatorët” kanë triumfuar në gjysmëfinale ndaj Rahovecit, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar ishte 87-79, me mitrovicasit që shkëlqyen në palestrën “Mizair Isma”.

Në finale, Trepça do të takohet me fituesin nga gjysmëfinalja e dytë, atje ku takohen Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtina.

/GazetaBlic Sport/