Lajme

Lajçak takon ministrin e Jashtëm të Rumanisë, biseduan për dialogun Kosovë-Serbi

02/17/2023 17:56
nga:Astrit Gashi

Shefi i diplomacisë së Rumanisë, Bogdan Aurescu, ka bërë të ditur se është takuar me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, me të cilin ka biseduar për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, shkruan GazetaBlic.

“Një takim shumë i mirë sot me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak, për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të udhëhequr nga BE-ja dhe zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor. Rumania e mbështet fuqishëm Përfaqësuesin Special të BE-së në avancimin e dialogun dhe inkurajojmë fuqimisht përpjekjet drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në rajon”, tha Aurescu.