Lajme

Abdixhiku viziton kaligrafistin e Deklaratës së Pavarësisë, Shyqri Nimanin: Plot 16 orë ia kishte dedikuar bukurshkrimit të dokumentit më të rëndësishëm të Kosoves

02/17/2023 16:53
nga:Astrit Gashi

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka vizituar profesorin dhe artistin Shyqri Nimanin, i cili para 15 biteve u përzgjodh si kaligrafist i Deklaratës së Pavarësisë.

“Plot 16 orë ia kishte dedikuar bukurshkrimit të dokumentit më të rëndësishëm të Kosoves, të aktit themeltar të shtetit, Deklaratës së Pavarësisë. Krahas veprimtarisë së bujshme artistike, me një jetë në shërbim të artit e kulturës, artisti i madh profesor Shyqri Nimani e cilëson një nga momentet më të rëndësishme përzgjedhjen si kaligrafist i Deklaratës së Pavarësisë”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

Ai theksoi se në 15-vjetorin e shtetësisë ka pirë kafen e pasditës bashkë me profesor Nimanin dhe familjen e tij.

“I shpreha mirënjohjen jo vetëm për artin e pavarësisë, por për gjithë krijimtarinë e jashtëzakonshme artistike dhe veprimtarinë jetësore në shërbim të Kosovës. Me dorëshkrim të njeriut të Deklaratës, mora dhuratë dhe librat e tij. Një kujtim i jashtëzakonshëm nga profesori”, shkroi Abdixhiku.