Lajme

Pas Hashim Thaçit, specialja i vazhdon paraburgimin edhe Kasdri Veselit pikërisht në Ditën e Pavarësisë

02/17/2023 16:33
nga:Astrit Gashi

Pas ish-presidentit të Kosovës, edhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i është vazhduar paraburgimi nga Specialja.

Vendimi është nxjerrë nga kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith.

Me këtë rast, i është dhënë afat Prokurorisë që parashtresat për rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 27 prill.