Bashkëpunimi ndërmjet Rusisë dhe Serbisë është ndërtuar mbi parimet e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Ajo konfirmoi se “Rusia e mbështet plotësisht Serbinë në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial”, përcjellë GazetaBlic.
“Rusia mbështet Serbinë në mbrojtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe interesave shtetërore. Në këtë kontekst, Moska mbështet Serbinë për çështjen e Kosovës, e cila duhet të zgjidhet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha ajo.
“Ne po angazhohemi që ky bashkëpunim të forcohet edhe më shumë, duke u mbështetur në parimin e respektit të ndërsjellë dhe duke marrë parasysh interesat e të dyja palëve. Bashkëpunimi ndërmjet Rusisë dhe Serbisë është strategjik dhe Moska dëshiron që ta vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha Zakharova.


