Sporti

Klopp jep lajmin e mirë për Liverpoolin: Van Dijk i gatshëm për Newcastle United

02/17/2023 15:08
nga:E K

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp është paraqitur sot në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Newcastle United.

Liverpool do të ketë ballafaqim në kuadër të Premierligës nesër me fillim nga ora 18:30, kurse në Champions League do ta ketë përballë Real Madridin me datën 21 shkurt, shkruan GazetaBlic Sport.

Klopp ka folur rreth mundësisë së rikthimit të Van Dijk për këto ndeshje dhe gjermani u shpreh se mbrojtësi holandez duket i gatshëm për të startuar.

Po mendoj se po, ai duket se është gati kështu që do të shohim se çfarë vendimi do marrim“, tha Klopp.

/GazetaBlic Sport/