Lajme

Analisti serb: Pavarësia e Kosovës, një realitet, 5 vendet e BE-së duhet ta njohin

02/17/2023 07:21
nga:Y I

Analisti serb, Dushan Janiç deklaroi se pavarësia e Kosovës është një realitet dhe se 5 vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur, duhet ta bëjnë diçka të tillë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Janiç u shpreh se mos njohja e pavarësisë nga këto 5 vende, tregon se Bashkimi Evropian nuk mund të dalë në një zë të vetëm për Kosovën.

“Sa i takon mos njohjes së Kosovës nga vendet e Bashkimit Evropian, që refuzojnë ta pranojnë atë, është një sinjal nuk mund të dalë në një zë të vetëm për të ardhmen e Kosovës. Por nuk është ky rreziku që i kanoset sot Ballkanit. Njohja e realitetit do ishte pozitive për Serbinë, do të ishte fakti që Republika e Kosovës.

Do të ishte mirë që vende si Rumania dhe Sllovakia të rishikonin qasjen e tyre kundrejt Kosovës. Gjithashtu, Evropa sot është e shqetësuar edhe nga lufta në Ukrainë, është edhe skenari i luftës së Ukrainë që mund të nxisë, stimulojë skenare të ngjashme në zona të tjera”, theksoi ai.