Sporti

Në qendër të kritikave nga tifozët, zbulohet problemi që e ka shoqëruar Marc Cucurellan

02/16/2023 23:48
nga:Mergim Rreci

Marc Cucurella nuk po kalon një sezon të mirë me Chelsean. Problemi tani është zbuluar dhe do të lidhet me faktin se shtëpia e tij është vjedhur.

Sipas The Sun, incidenti ndodhi pak pasi ai u transferua nga Chelsea nga Brighton për një shumë të pabesueshme 70 milionë euro, transmeton GazetaBlic Sport.

Edhe pse detajet e asaj që ndodhi gjatë grabitjes në shtëpinë e tij nuk janë zbuluar, trajneri Graham Potter së fundmi pranoi se skuadra po kalon kohë të vështira, por nuk deshi të ndalet në komentet për këtë temë.

Cucurella ishte lojtari i tretë i Chelsea, shtëpia e të cilit është vjedhur në sezonet e fundit, pas Reece James dhe Raheem Sterling.

/GazetaBlic Sport/