Lajme

Haradinaj takon Jim Xhemën: Shembulli më i mirë se si punohet për kombin nga çdo cep i botës

02/16/2023 21:55
nga:Astrit Gashi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar veprimtarin e kahmotshëm të çështjes kombëtare, Jim Xhema.

Haradinaj ka thënë se Jim Xhema është shembulli më i mirë se si punohet për kombin nga çdo cep i botës.

“Me vepimtarinë e tij atdhedashëse, Jim Xhema është shembulli më i mirë se si punohet për kombin nga secili cep i botës. Mirënjohje për kontributin e parezervë në çdo etapë të shtetndërtimit”, ka shkruar Haradinaj.