Lajme

Kurti priti në takim kandidatin për president të Serbisë, Nikola Sanduloviq, i cili uroi Kryeministrin për Ditën e Pavarësisë

02/16/2023 19:48
nga:Astrit Gashi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin K​urti, priti në takim kandidatin për president të Serbisë nga Partia Republikane e Serbisë, Nikola Sanduloviq.

Duke e uruar Kryeministrin Kurti për Ditën e Pavarësisë, z.Sanduloviq tha se pavarësia e Kosovës është histori e përfunduar në vitin 1999, shkruan GazetaBlic.

Në këtë takim u bisedua për temat aktuale, me fokus ngjashmëritë mes Asociacionit të komunave serbe në Kosovë dhe Republikës Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Duke folur për situatën aktuale në Serbi, u veçua mungesa e demokracisë, rreziku nga rritja e nacionalizmit dhe ndikimi i madh i Rusisë.

Në takim u theksua rëndësia e pozicionimit të politikanëve të rinj në Kosovë dhe Serbi, si dy shtete aleatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si anëtare te Bashkimit Evropian dhe NATO-s në të ardhmen.