CFR Cluj vazhdon aventurën në Conference League sonte në mbrëmje. Lazio është pengesa e radhës në rrugën e skuadrës së Dan Petrescut. Ndeshja e parë e play-off-it luhet në Olimpico, ndërsa ajo e kthimit një javë më vonë në Gruia.
Në këtë duel, Ermal Krasniqi do të debutojë me Cluj në Conference Legaue në stadiumin mitik, Olimpico, shkruan GazetaBlic Sport.
Ermal Krasniqi është shndërruar në titullar të padiskutueshëm dhe do të startojë edhe në këtë sfidë.
Ja formacionet zyrtare:
Lazio: Maximiano – Lazzari, Patric, Casale, Hysaj – Milinkovic-Savic, Marcos Antonio, Vecino – Felipe Anderson, Immobile, Zaccagni
CLUJ: Scuffet – Manea, Matias, Burca, Camora – Muhar, N.Boateng – Yeboah, Deac, Krasniqi – Birligea
/GazetaBlic Sport/


