Pasi ishte në Paris për të negociuar rinovimin e kontratës së Lionel Messit me PSG-në, Jorge Messi, babai dhe menaxheri i argjentinasit, udhëtoi për në Barcelonë, duke shtuar zërat për një rikthim të mundshëm në ‘Camp Nou’.
Megjithatë, babai i tij nuk dha sinjale pozitive për një rikthim të argjentinasit në Kataluni, transmeton GazetaBlic Sport.
“Nuk ka kushte që Messi të kthehet. Nuk kam folur me Joan Laporta (presidenti i Barcelonës) dhe nuk ka asnjë propozim në këtë kuptim”, tha babai i kampionit të botës.
??| Jorge Messi (Leo Messi’s father & agent):
“I don’t think Leo (Messi) will play for Barça again. The conditions are not met. We have not spoken with Laporta and there is no offer”
[@sport]
— PSG Report (@PSG_Report) February 16, 2023


