Lajme

Biden uron Osmanin në 15 vjetorin e pavarësisë: Përmend njohjen reciproke me Serbinë

02/16/2023 17:44
nga:G B

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuar atë Amerikës, Joe Biden, me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira për ju dhe popullin e Kosovës, gjersa shënoni 15 vjetorin e pavarësisë së vendit tuaj. Përgjatë viteve të fundit, Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë forcuar institucionet demokratike për të ofruar në mënyrë të barabartë efektive qeverisje të mirë, sundim të ligjit dhe mundësi për qytetarët në të dy vendet tona”, ka thënë Presidenti Biden.

Ndër të tjera, Presidenti Biden ka shprehur mbështetje për integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike, si dhe për dialogun me Serbinë.

Bashkëngjitur gjeni letrën e urimit.

“Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira për ju dhe popullin e Kosovës, gjersa shënoni 15-vjetorin e pavarësisë së vendit tuaj. Përgjatë viteve të fundit, Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë forcuar institucionet demokratike për të ofruar në mënyrë të barabartë efektive qeverisje të mirë, sundim të ligjit dhe mundësi për qytetarët në të dy vendet tona.

SHBA-ja do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në integrimin e saj drejt institucioneve euroatlantike dhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne e mirëpresim miratimin e propozimin evropian nga ana juaj për normalizim, me qëllimin kryesor njohjen reciproke, që do të ndihmonte në sigurimin e paqes dhe prosperitetit në të ardhmen për qytetarët në Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në letrën e Bidenit.