Lajme

Arrestohet një 37-vjeçar i dyshuar për kanosje në Vushtrri

02/16/2023 16:36
nga:G B

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Vushtrri, është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale  ‘Kanosje’.

Sipas Policisë, arrestimi i të njëjtit është bërë mbi bazën e dyshimeve se i njëjti  përmes rrjeteve sociale ka kanosur një person.

“Të gjitha veprimet e  ndërmarra hetimore  i janë paraqitur  prokurorit të rastit. Pas intervistimit, të dyshuarit  B. H., 37 vjeçar,  me vendim të prokurorit  i është caktuar  masa e ndalimit policor”, thuhet në njoftim.

Ndaj tij janë duke u zhvilluar hetime për veprën  penale “Kanosje”.