Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar lidhur me deklaratat e deputetit të VV-së, Haki Abazi, për mostrat e zhdukura të Astrit Deharit, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nuk duhet vrarë provat dhe e vërteta dhe se nuk kalon fshehja e mashtrimi.
Selmanaj ka kërkuar që sa më parë të publikohen incizimet e përmendura të deputetit të pushtetit, që i përmendi sot në konferencë për shtyp.
Ai po ashtu ka thënë se duhet të hetohet ë mënyrë urgjente incizimi i potencuar i deputetit Abazi për vjedhjen e provave në rastin Dehari.
Postimi i tij i plotë:
Mos i vrisni provat, mos e vrisni të vërtetën!
Duam transparencë. Duam hetim të pavarur. Fshehja nuk kalon. Mashtrimi assesi.
Kërkojmë që sa më parë të publikohen incizimet e përmendura të deputetit të pushtetit, që i përmendi sot në konferencë për shtyp.
Të hetohet në mënyrë urgjente incizimi i potencuar i deputetit Abazi për vjedhjen e provave në rastin Dehari. Njëherësh, e dënojmë fshehjen e mundur të incizimit të këtij rasti të rëndë nga ministrja e Drejtësisë. Po ashtu, e dënojmë fuqishëm heshtjen e kryeministrit për këtë ngjarje të fshehur e të tmerrshme.
Populli i Kosovës meriton ta di të vërtetën!
Kujtojmë se vjedhja e provave të rastit Dehari ka ndodhur në kohën kur VV është në Qeveri.


