Arsenali po përgatit një lëvizje të bujshme.
Sipas raportimeve nga mediat britanike, “Gunners” janë të interesuar për shërbimet e Marcus Rashford, shkruan GazetaBlic Sport.
Suksesi i Arsenalit këtë sezon ka ardhur pjesërisht nga sulmi rinor i klubit në tre drejtime të Bukayo Saka, Gabriel Martinelli dhe Gabriel Jesus. Për më tepër, që nga dëmtimi i këtij të fundit në Kupën e Botës, Eddie Nketiah po shënon gola vendimtarë.
Megjithatë, pavarësisht larmishmëris në sulm, nuk është sekret që Arsenali ka qenë në treg për një tjetër anësor që nga merkato e verës.
Sipas Football Insider, Arsenali po monitoron situatën e yllit të United, Rashford, në mes të pasigurisë për kontratën e 25-vjeçarit.
Në të vërtetë, Football Insider pretendon se shefi i Arsenalit është një ‘tifoz i madh’ i reprezentuesit anglez.
Rashford, ka kontratë në Old Trafford vetëm deri në vitin 2024.
/GazetaBlic Sport/


