Lajme

Haxhiu: Nëse opozita nuk na mbështetë, të paktën të heshtë

02/16/2023 09:34
nga:Y I

Ministrja Haxhiu kërkoi nga opozita që të bashkohen në këtë periudhë, në mënyrë që mos ta lejojnë një Serbi të vogël brenda Kosovës.

Ajo megjithatë kërkoi nga opozita që nëse nuk e mbështesin kryeministrin Kurti në këto bisedime, të paktën mos ta pengojnë, derisa tha se Kosova nuk ka më çka jep më shumë.

“Duhet unifikim përballë kërkesave të vazhdueshme të palës serbe. I ftoj edhe opozitën ta japin kontributin e tyre. Këta persona nëse nuk do të na mbështesin të paktën mos të flasin. Sepse janë pasojat e opozitës së tashme kur kanë qenë në qeverisje, me të cilat po i kalojmë tash. Pra ata të paktën mos të flasin sepse nuk kanë legjitimet as moral as politik të flasin për këtë çështje”, deklaroi ajo.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhi e ftuar në RTK duke folur për sistemin e drejtësisë, ka thënë se që nga fillimi i mandatit të saj si ministre, janë në rrugë të mbarë për të vëne në binarë sistemin e drejtësisë në vend.