Cody Gakpo shënoi golin e tij të parë për Liverpool në derbin Merseyside kundër Everton, i cili përfundoi në një fitore 2-0 për Reds. Holandezi i ri mbërriti në Anfield Road në janar për të rigjallëruar sulmin e Jurgen Klopp pas lëndimit të Luis Diaz, por nuk arriti të shënonte deri në ndeshjen e fundit.
Ndikimi i Gakpos në fushë është bërë objekt kritikash, veçanërisht pasi ish-sulmuesi i PSV-së u pagua 40 milionë euro, përcjell GazetaBlic Sport.
Reds nuk po bëjnë një sezon të shkëlqyeshëm dhe do të kërkojnë të përfundojnë në top katërshe në pjesën e fundit të sezonit në mënyrë që të luajnë në Champions League vitin e ardhshëm ose të përpiqen të fitojnë kompeticionin elitar.
Megjithatë, Gakpo theu një rregull që Klopp kishte vendosur kohë më parë. Teksa po hynte në fushë holandezi preku stemën e Liverpool para hyrjes në stadium.
Klopp para shumë kohësh ua kishte ndaluar lojtarëve ta bëjnë këtë gjest përderisa nuk fitojnë diçka me klubin në shenjë respekti për historinë e ekipit anglez.
Videon mund ta shihni nga minuta e 6:25.


