Lajme

Kryetari i Malishevës: Shumë shpejt pritet të fillojnë punimet për rregullimin e dëmtimeve në rrugën e fshatit ‘Burim’

02/16/2023 08:54
nga:Y I

Kryetari i Malivshevës, Ekrem Kastrati, ka deklaruar se shumë shpejt pritet të fillojnë punimet për sanimin e problemeve në rrugën e fshatit “Burim” të kësaj komune, raporton Gazeta Blic.

Kastrati ka theksuar se problemi në rrugë është identifikuar dhe kanë kontaktuar me kompaninë përgjegjëse dhe tashmë priten vetëm kushtet e përshtatshme atmosferike për fillimin e punimeve.

“Eshtë rrugë lokale e cila eshte në mbikqyrjen tonë. E kemi indentifiku problemin dhe me kompaninë që eshtë pergjgjegjese per sanimin e problemve dhe këtë problem do ta rregullojme sa me shpejt. Kur kemi kotaktu kompaninë ka thënë se nuk na mundësojnë kushtet atmosferike. E kemi një kontratë me kompaninë që është 3-vjeçare dhe shumë shpejt besoj fillojnë punimet, ka thënë Kastrati në Kanal 10 raporton Gazeta Blic.

 

Banori i lagjes ‘Gjekaj’, Gjakovë: Që një vit ka ardhë vendimi për shtrimin e rrugës por punimet s’kanë filluar