Një banor i Drenasit në lidhje direkte me emisionin “Mëngjesi” në Kanal 10 ka ngritur një problematikë në lidhje me dëmtimin e aksit rrugor Gllanasellë-Likoshan.
I njëjti ka deklaruar se gropat në rrugë janë të shumta ç’ka bëjnë që të dëmtohen automjetet.
“Prej Gllanaselle e deri në Likoshan ka shumë gropa, llom kerret po bahet. 50 gropa janë në 1 kilometër. Rruga e lidh Drenasin me Skënderajn dhe Vushtrrinë. Asfaltin e kanë shtru 6-7cm pa kualitet” tha një qytetar i Drenasit, raporton Gazeta Blic.


