Pep Guardiola ka analizuar fitoren 3-1 të Manchester Cityt ndaj Arsenalit, duke pranuar se topçinjtë ishin më të mirë në pjesën e parë.
“Në pjesën e parë, Arsenali ishte shumë më i mirë se ne. Nuk ishim mjaftueshëm intensivë, ndoshta sepse ndryshova diçka dhe nuk shkoi mirë. Në pjesën e dytë ishim shumë më agresivë dhe shumë më mirë. Dhe kaq, ia dolëm të fitonim”, filloi duke thënë ai, përcjell GazetaBlic Sport.
“Nëse fitojnë ndeshjen më pak që kanë, ata ngrihen në krye të Ligës Premier. Ajo që ata kanë bërë është e pabesueshme. Kjo ligë do të vendoset në tetë apo 10 ndeshjet e fundit. Kanë mbetur edhe 15. Kjo është shumë dhe Champions League është kthyer. Më shumë ndeshje dhe lodhje për lojtarët. Është e rëndësishme që ne fituam sonte këtu”, përfundoi trajneri spanjoll.
/GazetaBlic Sport/


