Sporti

Arteta nuk ‘dorëzohet’: Besojmë më shumë se para ndeshjes tek titulli kampion

02/15/2023 23:45
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka thënë se kjo humbje nga Manchester City nuk i demotivon aspak ‘Topçinjtë’ në garën për titullin.

“Besoj më shumë tani se para ndeshjes, me paraqitjen dhe nivelin që kishte skuadra ndaj Manchester Cityt. Lojtarët e kanë ende këtë besim, e ndjej. Lojtarët mendojnë se mund të jenë kampionë”, theksoi ai, përcjell GazetaBlic Sport.

Për ndeshjen: “Ishte një betejë e madhe, një betejë që, veçanërisht deri në golin e dytë të Cityt, ne besuam se mund ta fitonim. Nuk mund të bëjmë gabime të caktuara në këtë nivel”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/