Pas disfatës në transfertë me Mallorcan, Real Madrid rikthehet te suksesi në La Liga teksa mposhti në shtëpi me rezultatin 4-0, Elchen.
Të besuarve të trajnerit Carlo Ancelotti iu mjaftoi vetëmn një pjesë lojë për t’i dhënë mesazhin miqve se nuk do të kshin asnjë shpresë në Santiago Bernabeu. Sfida u zhbllokua në minutën e tetë nga Marco Asensio që realizoi një gol mjaft të bukur pas një inkursioni personal nga e djathta e sulmit.
Ndërkohë, vendasit vijuan me ritmin e lartë dhe gjetën edhe golin e dytë. Karim Benzema ishte ai i cili fitoi një 11-metërsh të cilin e ekzekutoi po vetë në minutën e 31-të. Sakaq, në fundin e pjesës së parë kishte vend edhe për një tjetër gol që sërish erdhi nga pika e bardhë e penalltisë.
Këtë herë ishte Rodrygo që detyroi kundërshtarët të gabonin në zonë ndërsa ekzekutuesi ishte i njëjtë. Benzema u paraqit nga 11-metrat dhe përfundimi ishte i njëjtë me francezin që realizoi golin numër 12 në kampionat.
Sa i përket pjesës së dytë, Los Blancos menaxhuan avantazhin, madje gjetën edhe golin e katërt. Ishte Luka Modric ai që në minutën e 80-të realizoi mjaft bukur në hyrje të zonës duke mos i dhënë shans reagimi portierit kundërshtar. Pas këtij rezultati, Real Madrid ngjitet në kuotën e 48 pikëve, tetë më pak se Barcelona kryesuese. Nga ana tjetër, Elche mbetet ë vendin e dytë me 9 pikë.


