Lajme

Koeficienti i ligjit të pagave, deputetja Statovci flet për mundësinë e rrëzimit nga Kushtetuesja

02/15/2023 21:59
nga:G B

Ankesa të shumta për koeficientin e ligjit të pagave janë dërguar te Avokati i Popullit.

Polici, shëndetësi, drejtësi e fusha të tjera janë shprehur kundër këtij koeficienti të caktuar.

Lidhur me këtë dhe mundësinë e pezullimit të ligjit nga ana e Gjykatës Kushtetuese, për Gazeta Blic ka folur deputetja e Grupit Parlamentar të VV-së, Jeta Statovci.

Ajo shpreson që të mos ketë pezullim, derisa thotë se ligji është për interes qytetar dhe se që nga viti 2013 nuk ka pasur ndryshim të pagave në sektorin publik.

Ajo i sheh dhe të paarsyeshme propozimet e opozitës për koeficientë, për çka thotë se është e lehtë të jepen numra, por duhet parë cilat qëndrojnë argumentet prapa.

Më poshtë mund ta dëgjoni deklaratën e saj./Gazeta Blic/